Basha pa mbledhjes së Kryesisë: Kuvendi do mbahet me 18 dhjetor! S’do lejoj askënd ta mbajë peng PD-në

Shqipëria

Basha pa mbledhjes së Kryesisë: Kuvendi do mbahet me 18 dhjetor! S’do lejoj askënd ta mbajë peng PD-në

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Lulzim Basha

Është mbyllur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, pas 6 orësh diskutime në selinë blu.

Në një prononcim për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha tha se Kuvendi Kombëtar do të mbahet në 18 dhjetor, ndërsa theksoi se nuk do lejojë askënd që ta marrë peng PD-në.

“Kuvendi do mbahet në 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e kryesisë pas 6 orësh diskutime.

Dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht prej vendimeve dhe votës së tyre për përkushtimin dhe legjitimimin e plotë të besimit që i kanë dhënë demokratët. E sigurtë është që nuk do lejoj askënd ta mbajë PD-në peng”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat