Makina përplas këmbësorin në Lushnje, 84-vjeçari ndërron jetë në spital

Shqipëria

Makina përplas këmbësorin në Lushnje, 84-vjeçari ndërron jetë në spital

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë-Lushnje.

Policia bën me dije se një automjet që drejtohej nga 42-vjeçari me iniciale A.Z. ka përplasur këmbësorin I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat