”Ke dalë në përgjimet e antimafias italiane o kone”/ Përplasje e fortë mes Braçes dhe Salianjit, ndërhyn Garda

Shqipëria

”Ke dalë në përgjimet e antimafias italiane o kone”/ Përplasje e fortë mes Braçes dhe Salianjit, ndërhyn Garda

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:05
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca plenare është ndërprerë këtë të martë pas debatit të fortë mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes .

Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e antimafias italiane.

Ai gjithashtu e ka ofenduar duke i thënë edhe kone. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist duke kërkuar respektimin e etikës dhe shmangien e ofendimeve.

“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin, A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone”, tha Salianji.

Pas këtij debate është dashur edhe ndërhyrja e Gardës dhe më pas është mbyllur seanca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat