“Ka njerëz këtu që paguhen nga Rezart Taçi, do ua provoj”/ Braçe shpërthen në Kuvend: Mua më ndan me të një oqean i tërë

Shqipëria

“Ka njerëz këtu që paguhen nga Rezart Taçi, do ua provoj”/ Braçe shpërthen në Kuvend: Mua më ndan me të një oqean i tërë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:06

Seanca plenare ka rifilluar pas debatit të fortë mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes, ku u desh edhe ndërhyrja e Gardës.

Ishte Salianji në fillim, i cili në fillim ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e antimafias italiane, për dosjen e biznesmenit Rezart Taçi.

Braçe menjëherë pas rifillimit të seancës mori fjalën duke thënë se ai nuk ka komunikuar kurrë në asnjë lloj mënyrë me Taçin.

Braçe tha se përkundrazi shumë në Kuvend, janë të paguar nga biznesmeni i cili është i shpallur në kërkim nga SPAK.

Pjesë nga debati

Braçe: Etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi u derdh mbi një fletë votimi ku ishte emri i një grua. Ja si mori fund etika atë ditë.

Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash, o e kam denoncuar unë Armo, mes të cilave ngjarje tragjike,kam kallëzuar në prokurori, një prokuror e mori dosjen dhe e fshiu dosjen, o s’ka fol njeri këtu. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi fol kurrë , nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, ka fytyra këtu që ka qenë.

Salianji: Nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zv kryeministri në përgjime apo jo, duhet parë, mos bëni si e shenjta Mari. Meqë jeni për gjykatë .
Ju doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat