I akuzuar për prostitucion e pastrim parash, kapet në pikën kufitare të Janinës shqiptari i shumëkërkuar

Shqipëria

I akuzuar për prostitucion e pastrim parash, kapet në pikën kufitare të Janinës shqiptari i shumëkërkuar

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Është kapur një shqiptar i shumëkërkuar në kufirin greko-shqiptar.

43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po tentonte të hynte për në Greqi, përmes pikës së kalimit kufitar të Merxanit, në Janinë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se shqiptari kërkohej nga Interpol Franca.

Për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion e pastrim parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat