Vdes doktori i mirënjohur shqiptar

Shqipëria

Vdes doktori i mirënjohur shqiptar

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 08:46
Doktor Shahin Kadare

Doktor Shahin Kadareja eshtë ndarë nga jeta, sot në orët e para të mëngjesit, pas një beteje më pak se njëvjeçare me një sëmundje të rënde.

Ai është një nga të parët Doktore të Shkencave në fushën e mjekesise, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit. Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990.

Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërisht profesionit të mjekut. Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat