Rama niset drejt Italisë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve: Proces i filluar prej kohësh, shumë i vështirë

Shqipëria

Rama niset drejt Italisë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve: Proces i filluar prej kohësh, shumë i vështirë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 08:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali.

Nga aeroporti "Nënë Tereza", shefi i qeverisë bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Rama: Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat