Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit foli në lidhje me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë monstruoze 8-vjeçari Mateo Vllasia.
“Jo vetëm një aspekti moral e një shoqërie të bazuar në të drejtat nuk i bë bën të paevitueshme ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit tonë i kanë në gjirin këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut”, tha Rama.
Si ndodhi ngjarja?
Një ditë më parë në Fier, 8-vjeçari Mateo Vllasia është gjetur i pajetë në Fier. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi fillimisht dyshohej se ishte personi që rrëmbeu dhe më pas vrau të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur.
8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen.
Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.
Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.