Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale i ka uruar mirëseardhjen Zëvendësministres së re Albana Tole, si dhe ka prezantuar detyrën e re që Oltion Rrumbullakut do të mbajë.
Postimi:
“I urova mirëseardhjen dhe shumë suksese zv/ministres së re Albana Tole, me besimin që do të japë kontribut të rëndësishëm në jetësimin e politikave tona për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
Ndërkohë e falënderova shumë Oltion Rrumbullakun për kontributin e deritanishëm dhe i urova shumë suksese në detyrën e re në krye të Sekretariatit të Bologna Follow-up Group (BFUG)”.