Fëmijët e vrarë e të përdhunuar nga të afërmit e fqinjët gjatë viteve të fundit/ Të miturit të pasigurt në vend!

Shqipëria

Fëmijët e vrarë e të përdhunuar nga të afërmit e fqinjët gjatë viteve të fundit/ Të miturit të pasigurt në vend!

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Foto

Krimi makabër ndaj 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i vrarë nga fqinji i tij Klodian Çalamani në Greçalli të Fierit, nuk është rasti i parë në vend. Raste të ngjashme të rrëmbimit të fëmijëve dhe të ekzekutimit të tyre që kanë tronditur vendin, janë disa ndër vite.

Në vitin 2007, Shpëtim Ziza, 19 vjeç, vrau 10-vjeçarin Bekim Cenga. Ziza, ishte banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë, fqinjë me viktimën. Ai e pranoi kryerjen e krimit, duke pohuar se e kishte përdhunuar, goditur e më pas mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh.

Policia tha se 19-vjeçari është një i sëmurë psikik me kartelë mjekësore. Trupi pajetë i 10-vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007.

Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë. Shpëtim Ziza, autori i krimit tronditës, e ka goditur të voglin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Trupi i fëmijës është gjetur i mbytur me litar. Pak orë pas gjetjes, policia ka bërë të ditur se vdekja e fëmijës është shkaktuar nga mbytja me lidhëset e këpucës.

Ziza e kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi.

Në vitin 2013, Julian Çela ishe vetëm 11 vjeç, ku u rrëmbye dhe u vra nga Ardian Përrenjasi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Ardian Përrenjasi e rrëmbeu atë dhe më pas e vrau mizorisht.

Pas arrestimit nga policia, Përrenjasi pranoi krimin, teksa dëshmoi se e kishte futur atë në shtëpi e më pas e kishte mbytur, pasi i mituri kishte filluar të bërtiste. Trupin e tij, të mbështjellë me batanije, autori e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra. Pavarësisht kësaj, ai u arrestua teksa tentoi të bënte të njëjtën gjë me një tjetër fëmijë, i cili banonte shumë pranë banesës së tij. Policia mundi të ndërhynte në kohë, duke shpëtuar të miturin, 10 vjeç, i cili u gjet me shenja në trup dhe dyshohej se ishte abuzuar edhe seksualisht.

Në vitin 2016 një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin. Në Himarë, Jorgo Zani i preu kokën kushëririt të tij vetëm 12-vjeç, i cili kishte ardhur nga Greqia në Palasë për të kaluar pushimet e verës te gjyshërit e tij. Jorgo Zani vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një vit pas krimit monstruoz, u vetëvra në spitalin e burgut të Fushë Krujës. Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi, u shpreh atëherë se 30-vjeçari, ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik në vitin 2015, i përcaktuar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

Në 6 dhjetor 2016, Naum Toshi mbyti me tel fëmijët e tij të mitur, të moshës 7 dhe 4 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në katin e dytë të banesës ku ai jetonte.

Konfliktet që kishte me gruan 17 vite më të re se vetja, fakti që ajo e kishte braktisur së fundmi, pasi ai nuk pëlqente punën e saj në një lokal nate mësohet ta ketë çuar deri në çmenduri korçarin, i cili ka zgjedhur më pas mënyrën më të keqe për tu “hakmarrë” ndaj “papërgjegjshmërisë” së gruas.

Mendohet se 41-vjeçari e kishte paramenduar krimin monstruoz, duke qenë se kishte lënë edhe një letër sqaruese për të atin Andrea Toshin, aty ku i shpjegonte arsyet pse po vendoste të ikte nga kjo botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat