Një nga pistat dyshuese për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është edhe ngjarja e vitit 2006, ku autori Klodian Çalamani bashkë me shokun e tij, Florian Vasiu morën peng një vajzë, atëherë 16 vjeç.
Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, ndërsa ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.
Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit duke ia prerë me biçak.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penalm ndërsa u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.