Bledi Fevziu reagon ashpër për vrasjen e 8 vjeçarit nga fqinji i tij

Shqipëria

Bledi Fevziu reagon ashpër për vrasjen e 8 vjeçarit nga fqinji i tij

Nga: M.L. Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari Bledi Fevziu ka reaguar ashpër pas lajmit për vrasjen e djaloshit ku 8-vjeçari Mateo Vllasiu u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Ai ka shkruar se ngjarja meriton një reflektim të plotë, një ndëshkim të të gjithe fajtorëve dhe një identifikim të gjithë personave me rrezikshmëri të tillë.

“Një fëmijë 8 vjecar, krejtësisht i pafajshëm, ka munguar sot në shkollë. Engjëlli i vogel është rrëmbyer, vrarë dhe groposur nga fqinji i tij, me gjasë një i sëmurë mendor, por edhe një kriminel përsëritës. Përtej të qenit një krim makaber, një ngjarje e tmerrshme dhe një vrasje tejet troditëse, ajo është një këmbanë për shoqerinë tonë. Detajet nuk kanë dale ende, por nuk është ngjarja e parë e këtij lloji. Kur i hyn më në thellesi befas zbulon që vrasesi dhe krimineli, ka kryer edhe herë të tjera tentativa të ngjashme. Dhe e kanë ditur të gjithë, lagjja, komshinjte, policia dhe drejtësia që me gjasë e ka lënë të lirë. Pa dashur të akuzoj askënd, ngjarja meriton një reflektim të plotë, një ndëshkim të të gjithe fajtorëve dhe një identifikim të gjithë personave me rrezikshmëri të tillë”, u shpreh Fefziu.

Fevziu shtoi se ky vend nuk do të gjej qetësi derisa të mos ndodhë një gjë e tillë.

“Dhe vrasesit do të vërtiten rrugëve, ndërsa toleruesit apo ata që i lirojnë do të vijojnë të gëzojnë paratë e pista me të cilat kanë marrë vendimin. Që historia e vogelushit 8 vjeçar të mos pasohet nga krime të tjera, duhet të bëjmë presion te gjithe. (P.s këtë thamë edhe në ngjarjen e tmerrshme të dikurshme të Palasës, por veç nje impenjimi 2 - 3 mujor, e gjitha u harrua). ENGJELLI I VOGËL DHE I PAFAJSHËM U PREHTE NE PAQE!”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat