Aksident në Yzberisht/ Furgoni me nxënës përplaset me një makinë

Shqipëria

Aksident në Yzberisht/ Furgoni me nxënës përplaset me një makinë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një furgon që po transportonte disa nxënës është përfshirë në një aksident sot në zonën e Yzerishtit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.

Policia njofton se 13 nxënës dhe një mësuese janë dërguar një spital për kontroll mjekësor, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat