Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim. Erigers Mihasi nuk do të jetë personi i parë i eliminuar në kryeqytet.
I ftuar në një emision televiziv, ai është shprehur se ka një listë me 4 persona që do të ekzekutohen, por nuk ka përmendur më detaje të tjera se për çfarë apo për kë bëhet fjalë. Por ka sqaruar se e gjitha është luftë për të sunduar kryeqytetin.
“Shiko mbas këtij kjo është një listë. Ky është i pari nga katër persona. Kështu që mos u çudit. Janë nëpër lokale këto. Mafia është kafshë territori. Ose janë në paqe, ose bëjnë luftë për të sunduar territorin. Kjo është një histori që vazhdon për kontrollin e kryeqytetit.
Kjo luftë është në vijimsi që nga ngjarjet e 2018, sepse nuk e ka më ajo organizatë kontrollin e kryeqytetit. Janë vrasje të kushtueshme, nuk i bën dot një njeri i vetëm. Prandaj them janë vrasje të kushtueshme", tha Hoxha.