Debate të forta në mbledhje, kryetarët e degëve 'gozhdojnë' Bashën

Shqipëria

Debate të forta në mbledhje, kryetarët e degëve 'gozhdojnë' Bashën

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:31
Lulzim Basha

Debate të forta në mbledhjen e Lulzim Bashës me kolegjin e kryetarëve. 

Prej dy orësh, shumica dërrmuese e kryetarëve të degëve i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos përçajë PD-në. 

Ata janë shprehur kundër deklaratave të tij lidhur me Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të cilin Basha e quan miting të Sali Berishës, ndërsa sot paralajmëroi me përjashtim nga PD të kujtdo që do të krijojë institucione paralele, siç u shpreh Basha, nga ky Kuvend. 

Nga ana tjetër, kryetari aktual i PD ka insistuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të zhvillohet në 18 dhjetor me një rend dite krej ndryshe nga ai i datës 11. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat