Trendi i thatësisë po vazhdon edhe gjatë kësaj jave.
Sidoqoftë, flasim për temperaturat: Edhe sot relativisht ngrohtë, ndërsa nga nesër do të ketë ulje të temperaturave. Kjo ulje e temperaturave nuk pritet të jetë e theksuar. Më së ftohti pritet të jetë të premten nga fronti i ftohtë nga veriu dhe verilindja i cili nuk pritet të jetë i fuqishëm.
Shikoni treguesin e dytë në foton kryesore: një masë ajrore e ngrohtë nga Atlantiku që sigurisht origjinën duhet ta ketë në Afrikën Veriore. Ajo masë e ngrohtë ajrore pritet të arrijë në Evropë dhe te na po ashtu duke rritur përsëri temperaturat ditore nga fundjava dhe fillimi i javës tjetër.
Pra, pas uljes së temperaturave të premten dhe eventualisht të shtunën, të dielën priten rritje të temperaturave, ndërsa për reshje shiu do të duhet ta presim nga fundi i Nëntorit.