Kjo është rruga më e famshme në Shqipëri

Shqipëria

Kjo është rruga më e famshme në Shqipëri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 20:25
Rruga e sapondërtuar në Bulqizë

Kjo padyshim që është rruga më “in” e momentit në Shqipëri! E sapondërtuar në Bulqizë, ajo është bërë virale kur është inaguruar nga kryebashkiaku Leftër Alla.

Kryebashiaku Lefter Alla e ka “reklamuar” rrugën në rrjetet sociale, duke u shprehur se ajo është bërë vullnetarisht nga banorët pasi bashkia i mundësoi bazën materiale.

Por nuk është rrugë normale, pasi bëhet fjalë për vetëm dy korësi betoni, mbi të cilat makinat duhet që të mbajnë ekuilibirin që të kalojnë.

Por Alla e prezanton gjithë krenari, duke e inspektuar vetë dhe duke e ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, sikur të kishtë ndërtuar një autostradë. Megjithëse në fakt, rrugë të tillë zor se të zënë sytë. Për t’u krenuar është…

Ndërkohë “perlat” janë edhe në seksionin e komenteve, ku ka qytetarë që nuk duan t’ja prishin kryetarit dhe e përgëzojnë se për çfarë nuk dihet. Ndërsa ka të tjerë që i kujtojnë një çështje tejet sensitive. Atë të disa vijave…

“Ore rrugë është kjo!? Sa viza ke hequr përpara se të bejë këtë?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat