Sipas anëtarit të këshillit kombëtar të PD, Enno Bozdo Foltoret e Sali Berishës nuk janë të mbushura vetëm me simpatizantë të ish-liderit. Sipas tij për të tërhequr elektoratin gri, PD duhet të transformohet rrënjësisht në mesazh, në kulturë politike, në ngjarje, në kauza dhe në fytyra.
Bozdo tha gjithashtu se problemet në PD kanë nisur që pas zgjedhjeve të 25 prillit, humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
“Ata që mbushin Foltoret nuk janë të gjithë me Berishën. Ata nuk janë foltore për të tërhequr elektoratin gri, ata iu flasin militantëve të partisë dhe kaq.
Për të tërhequr elektoratin gri PD duhet të transformohet rrënjësisht në mesazh, në kulturë politike, në ngjarje, në kauza, në fytyra dhe gjithçka. Ky është një problem që ka qenë aty që pas zgjedhjeve të 25 prillit. Një parti e re demokratike do të kërkojë të tjera figura”, tha Bozdo për MCN Tv.