Vrasësi i djalit 8-vjeçar Mateo Vasiu, Klodian Çalamani rezulton të ketë qenë përdorues dhe i lëndëve narkotike.
Kjo u zbulua nga gazetari Spartak Koka në studion e “Opinion ”.
Ai shtoi më tej se 38-vjeçari reagonte keq ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa përballë personave më të fortë fizikisht, ai tregohej i bindur.
“Ka qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike. Kishte dy veti: ishte i dhunshëm, dhe reagonte keq ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. U thoshte të moshuarve që kalonin: ‘pse kaloni me karro?’. Ndaj personave më të fortë fizikisht se ai ishte më i bindur”, u shpreh Koka.