Emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri, sipas Daily Mail, raporton Top Channel.
Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore .
Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, sipas Times .
Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.
“Kjo është shpresa jonë e vetme, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon”, tha një ministër i paidentifikuar për gazetën.
Raportet e mëparshme të planeve për qendrat e përpunimit në det të hapur, duke përfshirë përdorimin e platformave të papërdorura të naftës në Detin e Veriut të cilat u diskutuan vitin e kaluar përfundimisht rezultuan të pafrytshme.
Por gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën tani ‘dukeshin mirë’, tha një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka e përgënjeshtroi idenë vetëm muajin e kaluar.
Zhvillimi i fundit në krizën e emigrantëve vjen pasi Sekretarja e Brendshme Priti Patel u zotua në fillim të kësaj jave të ndalonte ‘100 për qind’ të kalimeve të Kanalit nga Franca.
Por pretendimi i saj se kishte rënë dakord për planin me homologun francez Gerald Darmanin u kundërshtua më pas nga Parisi dje.
Të martën, rreth 80 emigrantë u fotografuan duke u ngjitur në gomone me fryrje në Francën veriore përpara se të shtyheshin në det dhe të fillonin udhëtimin e tyre për në Britani.
Gjithsej 1,185 njerëz kaluan kanalin të enjten e kaluar, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm ditor prej 853. Në përgjithësi këtë vit, ka pasur më shumë se 20,000 kalime.