“Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit”, momente dramatike nga Gjykata e Fieri, ja deklarata e nënës së viktimës

Shqipëria

“Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit”, momente dramatike nga Gjykata e Fieri, ja deklarata e nënës së viktimës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

“Ku është…?”
“Drejtësi, të varet në shesh, drejtësia e vetme është të varet ke sheshi!”
“Fëmijët janë e ardhmja, jo të vriten”
“E priti nëna përjashta dhe e gjeti në baltë. Ku ishit ju policët? Gjykatësi pse e nxori?”

Momente dramatike vijnë nga gjykata e Fieri, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamnin, i cili vrau me kazmë, 8-vjeçarin Mateo Vasiun dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonte.

Nëna, familjarë e të afërm kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës, duke kërkuar se ku mbahej Klodian Çala. Të vrarë në shpirt, të afërmit kërkojnë dënim me vdekje për autorin.

“Drejtësia e vetme është varja në shesh” shprehet nëna e vogëlushit i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani.

 “Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit.” u shpreh më tej ajo.

Të tronditur një ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit Mateos së vogël, familjarët hedhin akuza ndaj sistemi gjyqësor dhe policisë, pasi sipas tyre lanë të lirë një kriminel si Klodian Çalamani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat