Klodian Çalameni do të qëndrojë në burg, me vendim të Gjykatës së Fierit.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prani 38-vjeçarit, ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij, ku ka shprehur vullnetin që gjykimi t’i bëhej në mungesë.
Nga trupi gjykues me pjesmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino u caktua masa e sigurimit arrest me burg.
Familjarët e 8-vjeçarit u mblodhën këtë mëngjes para Gjykatës së Fierit, ku mes shumë tensionesh kërkojnë dënim me vdekje për autorin e dyshuar.
Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa më vonë u nxorrën nga ambientet e gjykatës mes forcave të shumta policie, ndërkohë që kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.
“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme.
“A keni fëmijë, a keni fëmijë, gjetshit në fëmijët tuaj”, është dëgjuar njëra prej familjareve të të miturit të vrarë”, tha një prej familjareve.
Nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.
Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e vrasjes se 8 vjeçarit u tërheq para nisjes së seancës, duke mos pranuar të mbrojë Çalamenin.
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parqe nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.
Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.
Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra më 16 nëntor në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani.