Familjarët e fëmijës së vrarë nga fqinji i tij në Fier kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i dhënë dënim me vdekje. masë e cila është hequr nga legjislacioni shqiptar në vitet ’90.
Qytetarët e ardhur në mbështetje të familjarëve, njëzëri kërkojnë që autori i vrasjes të dënohet me varje.
Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për vrasësin e të miturit, Klodian Çalamani.
Ata kanë kërkuar të vendoset drejtësia e autori të varet në mes të Fierit, që sipas tyre të bëhet shembull për të gjithë.
Të afërmit janë nxjerrë me forcë nga ambientet e gjykatës ndërkohë që kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.
“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme.
“A keni fëmijë, a keni fëmijë, gjetshit në fëmijët tuaj”, është dëgjuar njëra prej familjareve të të miturit të vrarë”, tha një prej familjareve.
Ndërsa nëna e të miturit në gjendje të rëndë psikologjike ka kërkuar drejtësi për djalin që iu pre ëndrra në mes.
Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit 8 vjeçar duke kërkuar varjen e autorit Klodian Çalameni, i cili u la në burg ndërsa mungoi në seancë për shkak të situatës së tensionuar.
Avokati i caktuar për të mbrojtur autorin e vrasjes se 8 vjeçarit është tërhequr duke mos pranuar të mbrojë 38 vjeç Klodian Calameni.