Detaji tronditës/ Akovati zbardh dëshminë e autorit: Po të kisha benzinë ju s'kishit për ta gjetur kurrë djalin

Shqipëria

Detaji tronditës/ Akovati zbardh dëshminë e autorit: Po të kisha benzinë ju s'kishit për ta gjetur kurrë djalin

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:05
Avokati Ermal Hamataj

Avokati Ermal Hamataj ka deklaruar sot një detaj tronditës nga hetimet e policisë për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në një fshat të Fierit.

Duke folur nga Fieri për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, avokati ka zbardhur një pjesë nga dëshmia që ka thënë në polici Klodian Çalamëni, 38-vjeçari autor i krimit.

“Mësohet që ai të jetë shprehur që nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju s’kishit për ta gjetur kurrë djalin. Pra ka shkuar çmenduria e tij deri në atë masë sa ka tentuar ta djegë kufomën”– tha avokati Ermal Hamataj.

Ndërkohë babai i djalit tha më herët për emisionin “Me zemër të hapur se në oborrin e banesës së autorit, përveç vendit ku ishte vendosur vogëlushi i mbuluar me baltë, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat