Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.