Fqinji vrau fëmijën dhe e mbuloi me baltë/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër para Kryeministrisë

Shqipëria

Fqinji vrau fëmijën dhe e mbuloi me baltë/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër para Kryeministrisë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Klodian Çalamani

Ngjarja horror e dy netëve më parë në fshatin Greçali të Fierit, ka tronditur opinionin publik.

Në rrjet ka nisur ndërkohë solidarizimi ku ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen ditën e premte në orën 18:00 para kryeministrisë për të ‘Ndezur një qiri për Mateon 8-vjeçar’.

Kujtojmë që Mateo vetëm 8-vjeç u vra në mënyrë monstruoze nga fqinji i tij Klodian Çalamani, ngjarje e cila ka bërë që të ngrihet në këmbë i gjithë oponioni shqiptar madje të nisin edhe thirrjet për të rikthyer dënimin me vdekje.

Vetë familjarët e Mateos kanë nisur sot mbledhjen e firmave për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë për t’i dhënë dënimin maksimal monstrës Klodian Çalamani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat