Ervin Karamuça ekspert i kriminalistikës theksoi se vendi ynë sot nuk ka një mburojë për të gjithë personat që shfaqin probleme mendore dhe që janë rrezik.
Ai shtoi se psikologu nuk ka rol në këtë mburojë dhe se nuk kemi një raport mjeko-ligjor bashkë me dosjen e të pandehurit.
Karamuça: Ne sot nuk kemi një mburojë për të gjithë personat që shfaqin probleme mendore dhe që janë rrezik. Psikologu nuk ka rol në këtë mburojë. Ne nuk kemi një raport mjeko-ligjor bashkë me dosjen e të pandehurit. Ne na duhet një ushtri psikologësh që të ketë një rol të madh.
Ngjarja mund të ishte parandaluar. Unë jam përfshirë në hartimin e shëndetit mendor. Ne na duhet një depistim kombëtar. Ne edhe raportet tona që je i aftë për punën janë dy vola dhe një firmë. Në çdo celulë administrative duhet psikolog. Pas çdo ngjarje duhet të nxirren mësime.