Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dhënë alarmin për situatën në Shqipëri.
Ai thotë se vërehet njëlloj pesimizmi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Bushati tha se po përballemi me një situatë kritike pasi të rinjtë po zgjedhin të largohen.
“Agjentët e ndryshimit shoqëror e kanë lënë Shqipërinë, po e lënë dhe Ballkanin Perëndimor dhe kjo është një zile alarmi për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai për Euro News Albania.
Duke iu referuar studimeve të fundit, ish-ministri i Jashtëm tha se përveç të rinjve që studiojnë jashtë që nuk po rikthehen në vend, por largohet dhe të rinjtë që diplomohen jashtë vendit.
Ditmir Bushati e krahasoi situatën ku ndodhet Shqipëria me vendet e Kaukazit si për të ilustruar diferencë e madhe që ekziston me standardet e BE-së.