Vrasësi i Mateos 8 -vjeçar në Fier, Klodian Çalamani, është zhvendosur mbrëmjen e sotme nga burg i Fierit, për shkak të frikës për ndonjë sulm ndaj tij.
Ai është dërguar në Paraburgimin e Vlorës, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve dhe Policia e Rendit.
Kujtojmë se edhe gjatë seancës për vendosjen e masës së sigurisë në gjykatë ditën e sotme ka patur incidente.
Kjo pasi familjarët e vogëlushit kanë kërkuar që të përballen vetë me vrasësin.