Berisha kërcënon Bashën: Nëse hyj me ushtarët e mi, të nxjerr me këpucë të kuqe

Shqipëria

Berisha kërcënon Bashën: Nëse hyj me ushtarët e mi, të nxjerr me këpucë të kuqe

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:58
Sali Berisha

Ish-kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me zhvillimet e fundit në PD dhe debatet për mbajtjen e kuvendit.

Duke akuzuar sërish Bashën për bashkëpunim me Edi Ramën, Berisha shprehet ndër të tjera se nëse hyn me ushtarë e nxjerr Bashën me këpucë të kuqe.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinion!

Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te preteduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseuda pluralizmin  apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroj projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetar ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes Me datë 11 dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqaten Basha-Bardhi  për t’i bërë fresk kreut të Meduzës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat