Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari

Shqipëria

Tjetër ngacmim seksual në vend gjatë 24 orëve të fundit, bie në pranga 34-vjeçari

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Një tjetër ngacmim seksual ka ndodhur në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit.

Një 17-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person banues në Tepelenë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe”, sipas policisë.

Sipas njoftimit, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “, sipas policisë.

Kujtojmë se një 11-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga xhaxhai i saj në qytetin e Vlorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat