Aksidentohet makina e Rrugores në aksin Bulqizë-Shupenzë, plagoset polici dhe një qytetar

Shqipëria

Aksidentohet makina e Rrugores në aksin Bulqizë-Shupenzë, plagoset polici dhe një qytetar

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë epolicisë rrugore është përfshirë në aksident rrugor pasdiotene  sotme në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Bulqizë-Shupenzë ku makina e policisë është përplasur me një mjet tjertër.

Si pasojë e aksidentit, një polic dhe një qytetar kanë marrë lëndime.

"Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip 'Benz', me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital" njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat