Banorët në pallatin 66 në rrugën "Aleksandër Moisu" në kryeqytet thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë Tiranë që pallatet e tyre të shemben.
Ato gjithashtu kërkojnë nga Bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shembë.
Ky është pallati 66 në rrugën "Aleksandër Moisiu" në kryeqytet.
Pas tërmetit të 2019, inxhinierët vlerësuan se është i pabanueshëm.
"Nga 26 nëntori është vendosur të shpërbngulemi në shtëpi me qira".
Banorët thonë se nuk janë dakord me vendimin e Bashkisë së Tiranës që pallatet e tyre të shemben.
"Bashkisë i them mos u afro, shtëpia jonë nuk është për tu shembur."
Thonë se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shtëpitë e tyre i kanë rikonstruktuar.
"E kam rregulluar, nuk luaj nga këtu."
Ata gjithashtu kërkojnë nga Bashkia të mos i largojë nga lagjia e tyre dhe nëse vendos ti shembë.
"Dua të vijnë dhe të shikojnë gjendjen e pallatit, këresat e banorëve. Dua që kur të prishet pallati, të mbarojë ndërtimi të vij prapë këtu."
"Dua metrat katrorë që kam këtu ku jemi."