Nga Foltorja e radhës në Librazhd, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Basha bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të Foltores.
Ai nxori i-padin e tij dhe tha se ka 26 statuse kundër Suel Çelës, ndërsa Basha nuk e ka përmendur emrin e tij, duke i kërkuar Berishës që të mos e përmendë.
Berisha: Së fundmi Peng Basha bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të Foltores. Cilido të vijë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen për emrin Suel Çela. Dalin 26 statuse në Facebookun tim për të. E kam denoncuar më shumë se çdo media tjetër.
Merrni statuset e Bashës dhe më thoni nëse e ka përmendur emrin qoftë njëherë. Merrni tabulatet e mia telefonike duke kërkuar që të mos i përmend emrin, por unë nuk ndikohesha prej tij. I ka ngelur vetëm shpifja dhe trillimi. Prandaj ka thirrur anti-kuvendin, ndërsa firmat tona po shkojnë drejt 5000.