Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” së mbajtur në Librazhd ka paralajmëruar “rithemelimin” e Partisë Demorkatike.
“PD do të rithemelohet do t’i rikthehet vlerave të saj, do të ketë programin e saj të ri. Familja do të jetë në epiqendër të programit të saj”, deklaroi z. Berisha.
Ish-kreu i PD duke iu rikthyer diskutimit për mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, tha se janë mbledhur gati 5 mijë firma.
“Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, tha ai.
Për kryetarin e PD, Lulzim Basha tha se i ka kërkuar në biseda telefonike që të mos ia përmendi emrin Suel CCelës, për të cilin kreu i PD thotë se është angazhuar për të mbledhur firma për Berishënn
“Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Sali Berishës me Lulzim Bashës kur thoshte aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij”, tha z. Berisha.