E zbulon Erion Braçe: Ky është gabimi që po bën PS, ja çfarë i thashë Ramës në zyrë kur ika

Shqipëria

E zbulon Erion Braçe: Ky është gabimi që po bën PS, ja çfarë i thashë Ramës në zyrë kur ika

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 19:23
Erion Braçe

Ish-zvendës kryeministri Erion Braçe tashmë deputet është shprehur se dalja nga qeveria ka qenë zgjedhja e tij.

Braçe ka zbuluar se i ka thënë kryeministrit Rama se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së shtatorit.

“Për të dalë nga qeveria ka qenë zgjedhja ime. Nuk e di kush e ka bërë në 30 vjet, por unë e bëra. I vajta në zyrë kryeministrit tim dhe i thashë që unë nuk jam problem për qeverinë e shtatorit. S`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste”, tha Braçe.

I pyetur se çfarë gabimi po bën Partia Socialiste apo e majta në Shqipëri Braçe është shprehur se nuk dëgjon njerëzit.

“Që nuk dëgjon njerëzit. Jo nuk e dëgjojnë njerëzit, por nuk dëgjon njerëzit. Varet edhe sesi i dëgjon njerëzit. Se mund të jesh atje, ulesh i lë një orë, një orë e gjysmë të flasin, pastaj flet, jo për të reflektuar mbi atë, por për të udhëhequr”, tha Braçe në një intervistë për Tirana Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat