Basha, Berisha apo Rama? Topi del me bindjen e plotë: Ja kush del fitues

Shqipëria

Basha, Berisha apo Rama? Topi del me bindjen e plotë: Ja kush del fitues

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:26
Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zhvillimet e fundit politike.

Topi tha se Berisha akoma diskuton dhe sjell të përndjekurit politikë që janë një turp i kësaj partie me mënyrën se si është sjellë me ta.

Sipas tij, Rama del gjithmonë fitues përballë Berishës dhe Bashës.

“Nuk shoh të ardhme! Të gjitha temat e së djathtës i kemi kapur. Sot pas 30 vitesh akoma flitet për të përndjekurit politikë që është një turp i PD-së. Këtu vazhdohet që  të glorifikohet sepse ata që e dëgjojnë aq horizont kanë. Nuk i besoj këto gjëra sepse unë nuk mund të quhem si një person me karrierë politike dhe njohje. A ka prodhuar foltorja? Sigurisht sepse ka militantë që jetën e tyre e kanë lidhur me Berishën. Foltorja ka prodhuar, po unë nuk e besoj. Faktori R, Rama është baraz me shumën e dy B-ve. Po si del faktor Rama ku dy B-të neutralizojnë njëra-tjetrën? Del gjithmonë fitues. Me këta nuk ka shpresë! Këta kanë përjashtuar elitën në PD”, tha Topi për Ora News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat