Devijimi i projektit të Unazës/ 60 familje akuza ARRSH për korrupsion

Shqipëria

Devijimi i projektit të Unazës/ 60 familje akuza ARRSH për korrupsion

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Kanë mbi 20 vite që jetojnë në zonën e kodrës së priftit në tiranë, ku kanë blerë tokë dhe ndërtuar shtëpi në anë të gjurmës ku që në vitin 1988 është projektuar unaza e madhe. Por një ditë krejt rastësisht banorët e mbi 60 familjave janë njohur me lajmin bomb se unaza e re do të kalojë pikërisht mbi terrenin ku kanë ndërtuar banesat.

Lajmi I ka shokuar të gjithë banorët që janë ngritur në protest për të denoncuar ARRSH duke akuzuar këtë të fundit se qëllimisht dhe për arsye korruptive ka devijuar projektin për të favorizuar  individë të caktuar.

Banorët tregojnë përmes hartave se projekti I vjetër I shtetit monist nuk ishte prekur nga asnjë nga qeveritë e pas 90 deri pak muaj më parë, duke iu referuar edhe hapësirës boshe ku vetë shteti sipas tyre nuk ka lejuar ndërtime.

Akuzat e banorëve ndaj ARRSH shkojnë edhe më tej duke fajësuar këtë të fundit që për arsye korruptive ka ndryshuar tre herë projektin në tre vitet e fundit.

Me lotë në sy banorët thonë se shpresa e fundit është kryeministri Rama të cilit I kërkojnë publikisht që të caktoje  ekspertë për të hetuar projektin e ndryshuar që cështja të zgjidhet pa vajtur në në konflikt të armatosur dhe me viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat