"Për atë Zot ndonjëherë them mirë e kanë…", Çlirim Gjata flet për dënimin me vdekje

Shqipëria

"Për atë Zot ndonjëherë them mirë e kanë…", Çlirim Gjata flet për dënimin me vdekje

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ngjarja horror në Fier me vrasjen shtazore të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani ka rikthyer edhe njëherë diskutimin publik për nevojën e rikthimit të dënimit me vdekje.

Për rastin konkret familja e Mateos ka ndërmarrë tashmë dhe një peticion ku vijon mbledhja e firmave.

Çlirim Gjata, në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj mirëkupton dhimbjen e familjes, duke u shprehur se peticioni është më e pakta që mund të bëjë.

Por si jurist dhe në një gjykim më të ftohtë thotë se kjo është një çështje delikate që do shumë kujdes.

Ai nënvizon se këto janë sjellje psiqike për të cilat edhe shkenca nuk ka përgjigje dhe dënimi me vdekje nuk është zgjidhje.

Gjata: Kur e ka tjetri është kollaj të flasësh por po ta kesh vetë në kurriz e di si e kërkon dënimin me vdekje. Le ta ta vëmë veten pak në pozitën e atyre prindërve, do ta firmosja atë peticionin, nuk e di çfarë do të kisha bërë, por që do ta firmosja do ta firmosja. Por le të flasim ftohtë. Nuk janë raste që i zgjidh dënimi me vdekje, janë gjeste psiqike. 

Shkenca akoma nuk ka arritur ti zbulojë si prodhohen, çfarë ndodh në trurin e këtyre individëve kur kryhen këto vepra makabre. Dënimi me vdekje mund të jetë për lloje të tjera krimesh. Kur dënimi me vdekje u hoq në 2001 me presion të jashtëzakonshëm të BE, u shfuqizua në 1995. 

Atëherë e kam quajtur hipokrizi europiane sepse Europa dhe Franca e ka hequr në 1980 apo 1981 dënimin me vdekje. Pasi i kalojë në gijotina, varje me qindra vite u kujtua të na thotë ne hiqeni se duam ne. Dënimi me vdekje nuk e ul kriminalitetin por heqja e dënimit me vdekje në atë kohë e shkatërroi drejtësinë përballë kriminalitetit,  kriminaliteti u rrit në katastrofë.

Sa të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të tmerrshme janë liruar deri më sot. Ka vende të botës, nuk po them perëndimore, që edhe për droga të rënda kanë dënim me vdekje. Për atë Zot ndonjëherë them mirë e kanë, po flas sinqerisht. Por nëse do flasim ftohtë, duhet ndërmmarje tepër e madhe dhe e kujdesshme se çfarë duhet bërë. Është kollaj ta hedhësh në referendum, po mo fiton dënimi me vdekje. Nuk ka nevojë për referendum fare. Por duhet kujdes shumë i madh, është problematike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat