Një tjetër deputete e PD-së braktis Bashën, i bashkohet takimit të Berishës

Shqipëria

Një tjetër deputete e PD-së braktis Bashën, i bashkohet takimit të Berishës

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:55
Fotot janë shpërndarë nga ish-kryeministri

Një tjetër deputete e Partisë Demokratike ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputetja e Krujës, Merita Bakiu ka qenë pjesë e takimit të Berishës me drejtuesit e PD në këtë zonë.

Fotot janë shpërndarë nga ish-kryeministri, i cili shkruan krahas tyre: Një kafe dhe bisedë me miq, demokratë dhe demokratë të Krujës!

Berisha bën me dije se në takim u diskutua mbi krizën që po kalon Partia Demokratike, duke theksuar se demokratët e Krujës e kanë mbështetur "Foltoren" e tij.

Ai shton se rreth 2/3 e delegatëve të Kuvendit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Përjashtimi i Berishës, pasi u shpall "non grata" nga DASH ka sjellë përplasje të forta në PD.

Shumë deputetë, ish-deputetë dhe demokratë si Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Edvin Kulluri, Bujar Nishani, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Sorina Koti, Gent Strazimiri janë rreshtuar krah Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat