Më 16 nëntor 2021 ngjara në fshatin Grecalli të Fierit ka tronditur mbarë opinionin publik.
Klodian Çalamani 38-vjeç, rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasia.
Autori është ndodhet aktualisht në burg, ndërsa familjarët e të miturit kërkojnë dënim me vdekje.
Ata kanë nisur mbledhjen e firmave që Çalamani të varet, ndërsa ditën e sotme në orën 10:00 familjarët e Mateos do protestojnë përpara paraburgimit të Vlorës ambient ku mbahet i burgosur Klodian Çalamani.