Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet Facebook ka njoftuar se janë lindur 36,238 fëmijë gjatë këtij viti.
Ajo tha se bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
Me buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur”, ka shkruar ajo.