I gjithë qarkullimi i mjeteve ka ndalur sot për 1 minutë në të gjithë qarkun e Beratit, në përkujtim të viktimave nga aksidentet rrugore.
Situata është monitoruar nga efektivë të policisë rrugore dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën 1 minutë heshtje për të gjithë ata qytetarë që kanë humbur jetën pas përfshirjes në aksidentet rrugore.
Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri ka konfirmuar se edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave të aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë, numri i të plagosurve është rritur me 5%.
Yzeiri ka bërë apel të fortë për sistemimin e sinjalistikës rrugore (vertikale dhe horizontale) si dhe vendosjen në rrugë të barrierave, ose siç njihen ndryshe “policat e sheshtë”.