Në përkujtim të ditës ndërkombëtare të viktimave nga aksidentet rrugore, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, Sektori i Qarkullimit zhvilloi një aktivitet në qendër të qytetit.
Aktiviteti ishte për të sensibilizuar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për të pasur kujdes në drejtimin e mjetit duke tërhequr vëmendjen për të zbatuar rregullat gjatë drejtimit të mjetit.
Sipas Drejtuesit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier, Ylli Kondi megjithëse është reduktuar numri i aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet në qarkun Fier përsëri shifrat janë të larta megjithëse nga policia janë vendosur masa të ashpra deri në arrest me burg dhe pezullim të lejes se drejtimit.
Brenda këtij viti vetëm në Fier janë arrestuar përgjatë këtij viti afro 300 drejtues mjetesh që kanë qenë potencial për rrezikun e ndodhjes e aksidenteve duke u kapur me shkelje të rënda si përdorim të pijeve alkoolike dhe deri tek shpejtësia mbi normat e lejuara.