Shkon në 2 numri i të arrestuarve për plagosjen me armë të ndodhur më 6 Nëntor të këtij viti në Tiranë.
Sipas policisë në pranga është vënë një 44-vjeçar që akuzohet se përkrahu autorin e krimit Kridens Muçollari.
Ngjarja ndodhi në zonën e Shallvareve kur 38-vjeçari, i arrestuar më herët nga policia, qëlloi me armë Ilir Shkurtin, 32 vjeç.
Burime nga policia tha se ata ishin takuar për të sqaruar një konflikt, por përfunduan me përdorimin e armëve.