Vdekja e 13-vjeçarit në Lushnje duke bërë video, Kushi: Kontrolloni qëndrimin e fëmijëve në internet

Shqipëria

Vdekja e 13-vjeçarit në Lushnje duke bërë video, Kushi: Kontrolloni qëndrimin e fëmijëve në internet

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:23
Evis Kushi

Ditën e djeshme, një 13-vjeçar nga Lushnja, humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij. Dyshohet se i mituri ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjetin social, TikTok.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi shkruan se është e tronditur, ndërsa ka ngritur alarmin e keqpërdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët.

Ministrja bëri thirrje që prindërit dhe shkollat të kontrollojnë qëndrimin në internet të fëmijëve të tyre.

“Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale”,- shkruan ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat