Nga Tirana, në Foltoren me gratë demokrate, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Berisha ka pësuar 4 humbje dhe po përgatitet për 4 të tjera.
Ai u bëri thirrje madje të zgjedhurve në organet drejtuese të PD-së nga Basha të japin dorëheqjen pasi nuk janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme.
Berisha: Je fajtor i katër disfatave, jam i sigurt që je i përgatitur dhe për katër të tjera nëse të lë njeri, por ne ty do të të shndërrojmë në një shoqatë më 11 dhjetor. Sot janë firmosur afërsisht 5 mijë formularëve, në Kuvend janë të mirëpritur dhe të ftuar çdo delegate. Besoj se do të vijë. Pse ecëm ne në këtë mënyrë? Ne vendosëm ta deklarojmë pasi të jemi shumica, nuk do të jetë e mundur, tolerante dhe jo intolerante.
Njeriu për të cilin nuk ekziston ligji është diktator dhe nuk duhet të qeverisë kurrë. Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. U kërkoj të japin shembull duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë. Është e lehtë të dalësh në ekrane për llogari të Ramës e të peng-Bashës. Nëse të ka ngelur një nanogram respekti për të gjithë demokratët, jepni dorëheqjen. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni. Kjo është një thirrje miqësore.