Një 53-vjeçar në Tiranë i identifikuar si P. G., është gjetur pas shenja jete në një trotuar në Kombinat. Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Megjithatë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.