Ndahet nga jeta studiuesi i shquar shqiptar

Shqipëria

Ndahet nga jeta studiuesi i shquar shqiptar

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Aleks Luarasi

Profesor i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës në Shqipëri, Aleks Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Profesori dhe studiuesi i shquar ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri.

Luarasi qenë anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998).

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Aleks Luarasi u lind në fshatin Luaras të Kolonjës më 22 mars 1941. Arsimin parauniversitar e kreu në Korçë, studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1963).

Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat