Presidenti Ilir Meta shpreh hidhërimin për tragjedinë në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident, e 7 të tjerë janë plagosur.
Në këto momente të rënda, kreu i shtetit iu shpreh ngushëllime familjarëve, ndërsa iu uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.
“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.
Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”, shkruan Meta.